Transmetuar më 13-03-2021, 16:43

Pas vaksinës COVID, mamografitë tregojnë gjëndra limfatike të fryra. Këshillat e mjekëve të Havardit

Vaksinimi kundër koronavirusit SARS-CoV-2 mund të shkaktojë nyje limfatike të fryra që dëshmohen nga mamografitë.

Lidhur me këtë konstatim të përsëritur, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts (Massachusetts General Hospital) të Shkollës Mjekësore të Universitetit prestigjioz të Havardit (Harvard Medical School) kanë nxjerrë disa udhëzime për të qetësuar pacientet dhe për të shmangur teste (të tilla si biopsitë) që mund të vonojnë ata që vërtet kanë nevojë për to.

Ndër efektet anësore të ndryshme dhe të pritshme të vaksinimit kundër koronavirusit SARS-CoV-2 ekziston edhe zgjerimi i nyjave limfatike.

Bëhet fjalë për diçka normale dhe të përkohshme pas vaksinimit, i cili gjithashtu mund të shoqërohet me dhimbje në vendin e injeksionit, ethe të lehtë, dhimbje koke.

Meqenëse nyjet limfatike të fryra nga vaksina mund të ngatërrohen gabimisht nga gungat e lidhura me kancerin e gjirit, si dhe për të shmangur konfuzionin, shqetësimin dhe kontrollet e panevojshme, të cilat rrezikojnë të vonojnë ata që vërtet nevojë për to, radiologët e Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts kanë vendosur të nxjerrin këto udhëzime si për pacientët, ashtu edhe për kolegët profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Këto udhëzimeve u krijuan si pasojë e rritjes së konsiderueshme të mamografive në spitalin e Bostonit në Amerikë.

Mjekëve iu desh pak kohë për të kuptuar se të gjitha ishin femra të vaksinuara kohët e fundit kundër koronavirusit SARS-CoV-2.

Shtetet e Bashkuara janë vendi në të cilin janë administruar më shumë doza të vaksinave Covid në botë, prandaj numri i pacienteve të shqetësuara për fryrjen e nyjeve limfatike është rritur ndjeshëm dhe pritet të vazhdojë të rritet me intensifikimin e procesit të vaksinimit.

"Ne biseduam me kolegët tanë dhe klinikat tona të specializuara të kancerit të gjirit dhe kuptuam se kishim nevojë për një plan të qartë për të menaxhuar situatën", ka thënë Constance “Connie” Lehman, profesoresha në Harvard Medical School, njëkohësisht dhe drejtuesja e Breast Imaging dhe bashkë-drejtore e “The Avon Comprehensive Breast Care Center”.

Kështu, shkencëtarët kanë zhvilluar një plan për të stimuluar vaksinimin kundër patogjenit që u shfaq në Kinë (Covid-19); të zvogëlojnë ose të eliminojë numrin e vizitave "të padobishme" dhe biopsitë e gjëndrave limfatike të fryra për shkak të vaksinimit për Covid-19.

Detajet kryesore mbi të cilat duhet të përqendrohet komunikimi me pacientet, shpjegon profesoreshë Lehman dhe kolegët e saj, janë ato që lidhen me pozicionin e nyjeve limfatike dhe mbi të gjitha kohëzgjatjen e tyre.

“Nyjet limfatike që shohim në mamografi janë më të mëdha në anën ku është marrë vaksina e COVID-19. Këto gjëndra limfatike të zgjeruara janë të zakonshme pas vaksinës COVID-19 dhe janë një reagim normal i trupit pas vaksinimit. Sidoqoftë, nëse ndjeni një gungë që zgjat për më shumë se gjashtë javë pas vaksinimit, duhet t’i drejtoheni mjekut”, kanë shpjeguan ekspertët.

Detajet e hulumtimit “Mitigating the Impact of Coronavirus Disease (COVID-19) Vaccinations on Patients Undergoing Breast Imaging Examinations: A Pragmatic Approach” janë botuar në American Journal of Roentgenology. /a.k/noa.al