Transmetuar më 13-03-2021, 08:43

Saimiri kishte miqësi ose po jetonte një histori dashurie me Generdën në Gjermani, por në “Love Story” zgjodhi Merin, për të shuar këto aludime.

Ai u largua nga Shqipëria krejt papritur, ndërkohë që ka zëra se nuk ka zgjedhur asnjërën nga  dyja vajzat finaliste. Saimiri në fakt në fotot që ndan, merr gjithnjë kritika në rrjetet sociale, pasi të shumtë janë ata që besojnë se ishte thjesht “show”.

Saimiri u shfaq në Stamboll në një foto të fundit, i vetëm, por në qytetin ku vendosi të takohej me Generdën.

Po ashtu ai është shfaqur duke u menduar para pasqyrës. "Më duket se re në dashuri me veten", ka qenë një koment, ndërsa pyetje, "ku e e le Merin", nuk i ndahet.

Dyshimet nisën pasi Saimiri dhe Generda publikuan disa story (nga e njëjta makinë), të cilat ishin thuajse të ngjashme, por kjo mbeti e gjitha në kuadrin e aludimeve.

Sakaq, Meri ka treguar se vazhdon të jetë ajo partnerja e Saimirit dhe jo ndonjë tjetër.

Meri ka postuar, në Instagram një video që ka bërë më herët me Saimirin dhe e ka shoqëruar në sfond me një këngë romantike.

Ajo më herët tregoi se ndodhej në vendlindjen e saj, Elbasan.

Këtë video e ka ripostuar Saimiri, që e ka shoqëruar me një disa emoji me zemra, për të treguar që ata janë të dashuruar.

Larg njëri-tjetrit, dyshja duket se po mbajnë gjallë dashurinë e tyre me kujtime.

Pas mbylljes së spektaklit, Saimiri qëndroi disa ditë në Shqipëri dhe më pas udhëtoi drejt Gjermanisë, vend në të cilin jeton dhe punon prej kohësh.

Që prej këtij momenti, ndjekësit e dyshes nisën të dyshonin se ai dhe Meri nuk ishin më bashkë, ose më saktë dashuria e tyre në emision kishte qenë e sajua.

Ka zëra që thonë se Saimiri pas mbylljes së spektaklit nuk zgjodhi asnjërën nga dy vajzat finaliste./a.m/NOA.al