Transmetuar më 11-03-2021, 11:09

Një sherr i pazakontë mes disa vajzave ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë- Kosovë.

Pesë vajza janë fotografuar duke u rrahur me njëra-tjetrën pranë një karburanti.

Pamjet e kapura nga kalimtarët janë publikuar nga mediat kosovare.

Arsyeja e sherrit nuk bëhet e ditur.

Vajzat shihen duke qëlluar me grushte dhe shqelma dhe janë ndarë në dy grupe. Tri prej tyre rrihen veçmas dhe dy të tjera pak më tutje, në një konflikt të pazakontë./a.m/NOA.al