Transmetuar më 10-03-2021, 10:42

Pandemia globale e COVID-19 shkaktoi pasoja të rënda në të gjithë botën.

Aktualisht, vendi ynë vijon të përballet me agresivitetin e saj.

Mjeku infeksionist shumë i njohur për publikun shqiptar, Pëllumb Pipero ishte sot i ftuar në Top Albania Radio.

I ftuar sot në programin “Ndryshe”, Pipero shkoi me një surprizë, një tortë me simbolet e COVID-it, duke sfiduar në një farë mënyrë edhe Erion Veliaj-n, pasi edhe ky i fundit kishte shkuar me një tortë në emision.

Gjatë intervistës Pipero foli gjerë e gjatë për COVID-19.

Ai shpreson që kjo pandemi do të zhduket më shpejt nga se e kemi menduar, madje theksoi se në fund të marsit dhe në fillim të prillit, gjendja do të përmirësohet.

I pyetur se si ndikon marrëdhënia seksuale gjatë pandemisë, Pipero tregon se është një shërim për të gjithë të dashuruarit.

“Normalisht që kjo periudhë ka grumbulluar stres dhe shumë ankth te të gjithë ne, por marrëdhëniet seksuale ndihmojnë të çlironi negativitetin që është akumuluar brenda jush”.

Sipas Piperos, marrëdhënia seksuale ju forcon imunitetin dhe ju bën të ndiheni më të qetë nga gjendja emocionale./a.m/NOA.al