Transmetuar më 10-03-2021, 10:27

Tre migrantë janë gjetur të vdekur pas një zjarri që ra në një ndërtesë të braktisur në qendër të qytetit verior grek të Selanikut.

Departamenti i zjarrfikësve i Greqisë thotë se pavarësisht ndihmës, ata nuk mundën dot të mbijetonin.

Sipas “Associated Press”, të tre emigrantët, që besohet se ishin nga Algjeria, jetonin në katin e tretë të një ndërtese të braktisur.

Zjarrfikësit thanë se të tre dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e shkaktuar prej tymit.

Një burrë i katërt, i cili u tha autoriteteve se ishte nga Maroku, mbijetoi.

Zjarrfikësit thanë se nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi zjarrin.

Ngjarja po hetohet nga autoritetet./a.m/NOA.al