Transmetuar më 09-03-2021, 20:27

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë.

Në aksident mësohet se janë përfshirë 3 autopmjete, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase edhe nga policia.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë./noa.al/