Transmetuar më 09-03-2021, 06:55

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo në një status në rrjetet sociale.

Ish ministrja shkruan se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas videove ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota.

"Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”- ka shkruar Meliza Haradinaj – Stublla në statusin e saj në Facebook.