Transmetuar më 09-03-2021, 07:35

Paraditja e sotme do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në vendin tonë, ku më të shpeshta do të jenë në rajonin verior, duke sjellë herë pas here reshje shiu e dëbore.

Por MeteoAlb parashikon, që pas mesditës, vranësirat pësojnë zhvillim, duke sjellë shira edhe në zonat qendrore. Gjatë natës reshjet do të përfshijnë thuajse gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C, deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por do të forcohet pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det një dallgëzim deri mbi 4 ballë. /e.a/noa.al/