NE PAGUAJMË CASH PËR VIDEOT QË DËRGONI!
Transmetuar më 08-03-2021, 06:16

Redaksia e Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA, beson se kontributi i lexuesve të portalit dhe ndjekësve të saj në rrjetet sociale është domethënës.

Me parimin, lajmi është aty ku është dhe lexuesi ynë, ne nxisim qytetarët që të bëhen bashkëpunëtorë të noa.al ashtu siç keni bërë shpesh në këto 15 vite.

Ashtu si portale të plot vendeve të tjera, dhe noa.al është e ndërgjegjshme se stimuli financiar për kontributin e lexuesve është nxitës për të sjellë saktë dhe shpejt lajmin më të fundit apo investigimin tuaj.

Redaksia e noa.al respekton rregulloren e saj të brendshme duke ruajtur disa standarde, hollësitë e të cilave i gjeni në vijim.

Materialet që dërgohen nga qytetarët, janë dhe mbeten pronë ekskluzive e noa.al. Ato nuk mund tu dërgohen në asnjë media tjetër.

Materialet mund të dërgohen në email tek [email protected], ose në whatsapp/viber/telegram/ në numrin +355 68 20 22344, apo në messenger të Facebook.

Dërguesi i materialit duhet të identifikohet me emër, mbiemër, vendndodhje dhe numër kontakti telefonik që i shërben redaksisë për të verifikuar se materiali i mbërritur është dërguar nga i njëjti person.

Materialet mund të jenë video për çështje të ndryshme që përbëjnë interes për transmetim publik.

Çdo material do të filtrohet nga redaksia për të mundësuar ballafaqim faktesh dhe verifikim e konfirmim të tyre kur është e nevojshme.

Në rastet kur atakohen palë, qoftë individë apo institucione, noa.al zbaton parimin e dhënia së hapësirës për koment apo qëndrim mbi publikimin, menjëherë me transmetimin e tij ose në vijim.

Në rastet kur redaksia e noa.al merr pëlqimin e dërguesit të materialit, publikon dhe autorësinë e tij.

Në rastet kur autori i materialit dëshiron të mbetet anonim për publikun, kjo respektohet plotësisht.

Materialet e dërguara shqyrtohen në kohën më të shpejtë të mundshme dhe vlerësohen nëse janë të përshtatshme për publikim ose nëse përbëjnë interes publik.

Para publikimit, çdo dërgues njoftohet për shumën financiare që vlerësohet nga redaksia, sipas rëndësisë së materialit dhe mundësive financiare të noa.al.

Vetëm kur dërguesi konfirmon se bie dakord me të hollat e caktuara, procedohet me publikimin.

Çdo pagesë do të bëhet nëpërmjet shërbimit të transfertave të parave nga Posta Shqiptare, pasi ka një mbulim të plotë me degët e saj në të gjithë Shqipërinë.

Dërguesit i depozitohet shuma e rënë dakord dhe ai i tërheq ato CASH në çdo pikë postare brenda afateve të zyrës postare, zakonisht brenda të njëjtit 24 orësh që është bërë pagesa.

Për materialet që mund të vijnë nga jashtë Shqipërisë, dërguesi do të paguhet përmes alternativave të tjera si PayPal.