Transmetuar më 08-03-2021, 08:09

Masat ajrore nga veri-lindja e kontinentit, do të kushtëzojnë në vendin tonë një mot kryesisht të kthjellët, por më të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës.

MeteoAlb parashikon që në orët e pasdites, do të ketë një shtim të vranësirave në zonat veriore, duke sjellë gjatë mbrëmjes dhe natës reshje të pakta të shiut.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C, deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor-jug-perëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në dy ballë. /e.a/noa.al/