Transmetuar më 07-03-2021, 16:02

Presidenti Ilir Meta uroi nga Korça festën e mësuesit, 7 marsin.

Duke shprehur mirënjohje për punën e palodhur të çdo mesuesi, kreu i shtetit nuk ka lënë mënjanë edhe mesazhet politike në këtë ditë.

Kërkon angazhim, që mësuesit dhe rinia ta ndërtojnë të ardhen në vendin e tyre.

Postimi i plotë i kreut të shtetit:

Nga Korça, djepi i Rilindjes Kombëtare, arsimit dhe kulturës shqiptare, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me rastin e 7 Marsit, një buqetë të nderuar mësuesish, edukatorësh, pedagogësh e drejtuesish të paharruar të shkollave të këtij qyteti, që aq shumë kanë sakrifikuar për përhapjen e dritës së dijes dhe edukimit patriotik të rinisë.

Mirënjohje përjetë për të gjitha brezat e mësuesve shqiptarë, të cilët me vizion e patriotizëm dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e përhapjen e gjuhës dhe arsimit shqip.

Të angazhohemi së bashku për të bërë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar më, që mësuesit dhe rinia jonë e mrekullueshme të braktisin Atdheun, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre të sigurt, plot krenari dhe besim.

GËZUAR 7 MARSIN! /k.k/noa.al/