Transmetuar më 07-03-2021, 15:17

Alfred Peza nuk do jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialise.

Lajmin e ka bërë publik vetë Peza përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thotë se sot zhvilloi një takim me Kryeministrin Rama, që sipas Pezës i kishte kërkuar që të ishte pjesë e garës për deputet.

Por kjo ftesë është refuzuar nga ana e Pezës, duke dhënë edhe arsyet.

“Karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim”, shkruan Peza. /k.k/noa.al/