Transmetuar më 07-03-2021, 12:45

Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 33-vjeçarin Indrit Alushaj, i cili i vendosi qëllimisht flakën Drejtorisë Arsimore në qytetin e Fierit.

Mësuesi që kishte mbetur pa punë ironikisht u dënua më 7 Mars.

Alushaj u shpreh se e kreu aktin e rëndë asi kishte tre muaj pa punë dhe është penduar për këtë.

“Jam pa punë, kam tre muaj pa punë, jam penduar”, ishin fjalët e tij në gjykatë.

Përpara dy ditësh Alushaj spërkati me benzinë katin e dytë të Drejtorisë Arsimore dhe i  vendosi flakën për motive të dobëta.

Alushaj me origjinë nga Vlora, baba i dy fëmijëve të mitur kishte mbaruar për Arte në Gjirokastër dhe  kishte kohë që kërkonte punë si mësues në qarkun e Fierit, por kërkesa e tij nuk ishte plotësuar, çka mund të ketë shtyrë të riun drejt këtij akti si një formë hakmarrjeje. Ai kishte punuar me kohë të pjesshme, por  kishte mbetur prej disa muaj pa punë./a.m/NOA.al