Transmetuar më 07-03-2021, 08:28

Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e veriut dhe në pjesën qendrore të vendit.

Reshje të pakta shiu do ketë skaji jugor i vendit.

Pjesa e dytë e ditës dikton mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesi, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 në verilindje deri  në 16°C në jugperëndim.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë