Transmetuar më 06-03-2021, 16:18

(Foto ilustruese)

Pas një sherri mes dy personave, një 39-vjeçar dyshohet se është goditur me qytën e pistoletës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa  është shpallur në kërkim autori i ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit./a.m/NOA.al