Transmetuar më 06-03-2021, 15:58

Dy shqiptarë u arrestuan në Londër pasi iu kapën 20 kg kokainë dhe 25,000 stërlina “cash”.

Droga iu gjet në një apartament në  Rotherhithe në juglindje të Londrës.

Dy shqiptarët e arrestuar, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për trafik droge, janë Vidiol Murataj, 43 vjeç dhe Fatjon Nakaj, 31 vjeç.

Sipas komunikatës për mediat, policia britanike tha se pas kontrollit dy shqiptarëve iu  gjetën kokainën dhe paratë cash të fshehura në zona të ndryshme të këtij apartamenti.

Sipas hetueseve, nëse droga  do të shitej në rrugë, ajo kapte vlerën e  1.6 milion stërlinave (rreth 2 milion euro).

Ata u arrestuan në maj të vitit të kalaur, por dolën dje para gjyqit, ku edhe u deklaruan fajtorë. Nuk është marrë ende vendimi për masën e dënimit./a.m/NOA.al