Transmetuar më 06-03-2021, 15:16

Një mësues 35-vjeçare në Britaninë e Madhe, e martuar dhe me fëmijë të vegjël, u dënua me gjashtë vjet burg për marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar.

Rasti ka ndodhur në Wendover, Buckinghamshire. Kandice Barber u paraqit në gjyq për tre akuza të induktimit ose nxitjes së një të mituri në aktivitet seksual.

Sipas asaj që u rindërtua nga ngjarja, ajo dyshohet se e ka kërcënuar të miturin se "do ta merrte me vete" nëse zbulohej marrëdhënia.

Ajo i kishte dërguar fotografi ‘topless’ djaloshit, që nuk mund të përcaktohen për arsye ligjore, ndërsa punonte në shkollë, përfshirë një "video të drejtpërdrejtë" teksa masturbohej.

Dje më 5 Mars, Barber u paraqit para Gjykatës së Aylesbury, ku ajo u dënua me gjashtë vjet e dy muaj burg për veprat penale, të cilat u përshkruan si "përtej çdo abuzimi".

Avokat David Povall, përmblodhi një deklaratë nga viktima, i cili tha se ai u përball me "stres dhe ankth", pas asaj që ndodhi.

Gruaja gjithmonë e ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie të papërshtatshme të një natyre seksuale me nxënësin e saj, por pranoi gjatë një takimi me një punonjës social që i dërgoi fotot e saj ‘topless’.

Kur u mor në pyetje për herë të parë, i mituri fillimisht mohoi të ketë pasur një histori seksuale me mësuesen për shkak të frikës.

Por më pas, Barber, tha ai, e kishte kërcënuar se do akuzonte për përdhunim nëse ai do ta denonconte.

Për më tepër, gruaja i ka thënë se ajo priste një fëmijë nga ai. Në vijimësi, mësohet se ajo i ka thënë djalit të fshinte të gjitha mesazhet e tij dhe ta bllokonte atë në Snapchat për të parandaluar publikimin e provave.

"Ju keni qenë e vendosur ta detyroni të heshtë atë në çdo mënyrë të mundshme", shtoi prokuroria. Në kohën e dënimit, gruaja nuk tregoi asnjë emocion, ndërsa burri i saj komentoi: "Duket si një shaka…". /e.a/noa.al/

Burimi: "Fanpage"