Transmetuar më 06-03-2021, 12:48

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Hansi Jonuzin, njërin nga personat e arrestuar tre ditë më parë për vrasjen e Tauland Gjikajt, i njohur dhe me mbiemrin Manaj.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Kledian Llaho, për caktimin masës ‘arrest në burg’ për Hansi Jonuzin, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Gjatë seancës gjyqësore Jonuzaj, mohoi të ishte ai autori i krimit, por kjo alibi nuk e ndihmoi aspak për të shpëtuar nga burgu.

Mesditën e 3 marsit 2021, viktima i njohur dhe si Tauland Beqiraj, ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit, ku ndalohet nga dy persona që i afrohen.

Ata duket se flasin për pak sekonda, duke lënë të kuptohen se edhe mund të njihen dhe më pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin.

Ai humbi jetën në spital pak minuta më vonë. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim, dy autorët e tjerë të dyshuar të krimit, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj. /e.a/noa.al/

Borxhi, fyerjet dhe prita në rrugë, si dhe pse u ekzekutua Taulant Beqiraj në Vlorë!

Vrasja që tronditi Vlorën, shpallen në kërkim dy nga autorët e dyshuar (Emrat)

VIDEO/ Dalin pamjet e vrasjes së të riut në Vlorë