Transmetuar më 06-03-2021, 12:15

Një 22-vjeçare, e cila ishte shtruar në Spitalin Infektiv e sëmurë me koronavirus, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Sipas burimeve, ka humbur jetën Euxhena Jorgji, nga Kolonja, e cila kishte një muaj e shtruar në spitalin Covid 1 në Tiranë.

E reja, e cila studionte në Fakultetin e Ekonomikut në kryeqytet, dega Financë, mësohet se ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Më herët, opinioni publik u trondit sot nga një tjetër tragjedi, ku tre anëtarë të së njëjtës familje, prindërit dhe djali, në qytetin e Rubikut humbën jetën si pasojë e Covid-19.

Shqipëria ndodhet në një situatë të rënduar me koronavirusin, ku në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me sëmundjen 21 persona, duke e çuar në 1.897 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë. /e.a/noa.al/

Covid 19 shuan një familje, humbin jetën prindërit dhe djali i tyre i vetëm