Transmetuar më 06-03-2021, 11:52

Pesë persona janë arrestuar në Gramsh ditën e sotme ndërsa janë sekuestruar 33 kg kanabis, 3 makina dhe 6 telefona celularë. Operacioni është zhvilluar në fshati Skënderbegas.

Të arrestarit janë, pronari i shtëpisë me inicialet A.B. ku u gjet droga, A. S. dhe B. Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.