Transmetuar më 06-03-2021, 09:40

Një dyqan është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë “Stefanaq Pollo”, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”.

Subjekti që tregtonte mallra të ndryshëm, është shkrumbuar komplet, ndërsa raportohet se vlera e dëmit nuk është e vogël.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi flakët kanë "përpirë" edhe ballkonin e një banese në kat të dytë.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. /e.a/noa.al/