Transmetuar më 06-03-2021, 08:53

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i sotëm i ndodhur në Rrogozhinë, ku tre makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën.

Fillimisht policia raportoi se ka humbur jetën shtetasi me iniciale T.M., rreth 54 vjeç, i cili ka qenë oficer i burgut të Peqinit.

Mjeti ku po udhëtonte T.M.,është përplasur  me automjetin tip “Benz” ku po udhëtonte një çift bashkëshortësh.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën dhe një grua, e cila po udhëtonte në një  nga automjetet e përfshira në aksident.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë shëndetësore në spital janë edhe dy persona të tjerë. /e.a/noa.al/

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, një i vdekur dhe tre të plagosur