Transmetuar më 06-03-2021, 07:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe policia thotë se ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi T.M., rreth 54 vjeç.

Po ashtu, raportohet se tre shtetas të tjerë të përfshirë në aksident janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit", – thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al/