Transmetuar më 05-03-2021, 18:15

Enjtja e gjendrave të pështymës është një tjetër simptomë që mund të tregojë se jeni prekur me koronavirus.

Këto janë të dhënat e studimeve të fundit në fushën e mjekësisë, sipas të cilave personat me këtë lloj problemi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në shumicën e rasteve.

Studimi i botuar në “Journal of Dental Research” është realizuar te 122 pacientë të infektuar me COVID-19 në Itali.

Sipas të dhënave, tre muaj pas infektimit, 8 nga 10 pacientë kishin ndonjë formë ënjtje në fytyrë, ose gojë. Gjithashtu është mësuar se 43% e pacientëve kanë pasur gjëndra të fryrë të pështymës.

Simptomat e tjera të koronavirusit janë ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. /k.k/noa.al/