Transmetuar më 05-03-2021, 18:01

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 21 jetë të humbura në spitalet Covid gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre një 44-vjeçar.

6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.

Lidhur me rastet e reja, nga 3 mijë e 171 tesitme, 780 kanë rezultuar pozitive.

274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime. /k.k/noa.al/