Transmetuar më 05-03-2021, 17:28

Nëntë majmunë në një kopsht zoologjik në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Janë katër orangutangë dhe pesë bonobos të cilëve iu injektuan dy doza vaksinash.

Vaksina është konsideruar si eksperimentale, dhe u bë në një kohë kur disa majmunë në këtë kopsht u prekën nga koronavirusi, shkruan Agjencia e Lajmeve Reuters, përcjell Noa.al.

Rasti shënoi transmetimin e parë të njohur të virusit te majmunët e mëdhenj.

Virusi mendohet se u transmetua nga një punonjës i kopshtit, i infektuar me COVID-19, teksa ekspertët shprehen të shqetësuar, pasi gorillat janë një specie në rrezik të cilët 98.4% të ADN-së së tyre e kanë njësoj me njerëzit. /k.k/noa.al/