Transmetuar më 05-03-2021, 16:50

Fillimisht u konsiderua si ngjarje aksidentale, por zjarri në katin e dytë të Drejtorisë Rajonale Fier ishte i qëllimshëm.

Personi përgjegjës për këtë rast është vënë në pranga nga policia.

Kjo e fundit thotë se për motive të dobëta, 33-vjeçari Indrit Alushi i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Po kryhen veprimet proceduriale për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë. /k.k/noa.al/