Transmetuar më 05-03-2021, 16:34

E shtuna dhe e diela do të karakterizohen nga mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu.

E shtuna pritet të jetë me prezencë reshjesh shiu thuajse në të gjithë territorin, të alternuara nga vranësira.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do jenë prezente deri në mesditë.

Në lartësinë mbi 800 mertra ne veri-verilindje dhe në lartësin mbi 1100 metra në juglindje parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites. Tempertaturat pritet të ulen me të paktën 2 gradë. /k.k/noa.al/