Transmetuar më 05-03-2021, 16:04

Vetëm një ditë pasi dr. Najada Çomo u shpall kandidate për deputete e Partisë Socialiste, vijnë denoncimet e para kundër saj duke e akuzuar për mitmarrje.

Saimira Shashka Durmishi, një qytetare nga Vlora, publikoi në Facebook denoncimin e mëposhtëm. Ajo thotë se e pagoi 1 milion lekë mjeken duke theksuar se ajo ia mori paratë.

Sipas Durmishit, Çomo si shefe e Infektivit që është dhe spitali Covid 1, kujdesej për të sëmurët e mes tyre të atin e saj Arjanin, i cili vdiq pas disa orësh.

Noa.al, në përpjekje për të qenë e paanshme dhe për të dhënë hapësirë tek të dyja palët, kontaktoi me mjeken Çomo për të marrë një qëndrim prej saj, por deri në momentin e publikimit të këtij raporti, kjo nuk ishte e mundur.

Më poshtë lexoni deklaratën e Durmishit.

Dy fjalë për Najada Çomon.

Nga Saimira Shashka Durmishi

Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n. Kur njeriu ka hall sidomos hall shendeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës.

Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mesonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte:

"Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan atë vdes" …. Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjëherë pse).

Kjo më detyroi te shkoj ta takoj ate mbrëmje "nën masa të rrepta sigurie" pasi më priten te porta e më shoqeruan 3 infermiere per te zyra e saj…

Shkova me atë "zarfin e famshëm me 1 milion lekë) duke i premtuar se te nesermen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit, (vetem 24 orët e fundit që e zbriti) e nisi bisedën me fjalët:

"Kam degjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fatale".

Ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit.

Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vetë "që Arjani nuk ja doli dot".

Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua te mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marresh rryshfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat per deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja…

E cfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mberthyer shpirtin!?"