Transmetuar më 05-03-2021, 15:04

Një valë tërmetesh të fuqishme kanë tronditur Greqinë dy ditët e fundit, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik mes banorëve.

Lëkundjet e fuqishme kanë kaluar edhe kufijtë, pasi janë ndier në Shqipëri (deri në Tiranë) dhe në Maqedoninë e Veriut.

Profesori i Sizmologjisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Chostas Papazachos, duke folur për shtypin grek, në lidhje me tërmetin 5.9 të shkallës Rihter që tronditi edhe një herë zonën e Elassonas, paralajmëroi lëkundje të tjera të fuqishme.

“Do të ketë një sekuencë të madhe sizmike javën e ardhshme. Ka shumë të ngjarë që të shohim përsëri tërmete me magnitudë 6.0. Pas tronditjet do të vazhdojnë për tre muaj, – tha ai. – Çdo ndërtesë që ka dëme ose dyshohet, nuk duhet të përdoret derisa të inspektohet dhe banorët duhet të dëgjojnë vetëm informacionin  nga autoritetet përgjegjëse dhe shteti“, – deklaroi profesori.

Kur u pyet nëse ka pasur të lëvizje të tjera sizmike, Papazachos shtoi: “Tërmeti i djeshëm me madhësi 5.9 ndodhi në të njëjtën zonë pas tërmetit që goditi një ditë më parë. Deri më tani nuk ka pasur lëvizje të tjera. Sidoqoftë, nëse kjo ndodh, do të shihet ditët në vijim“.

Në fakt, tronditjet e forta të tokës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në zonat rurale dhe në disa fshatra, ku janë shembur ndërtesa të vjetra. /e.a/noa.al/

Tjetër tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në vendin tonë

Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri