Transmetuar më 05-03-2021, 14:35

Ky që shikoni në foto është 25-vjeçari Erdis Rapi, i cili pak pas mesditës së sotme vrau, duke goditur me një shkop në kokë babain e tij 52-vjeçar, Dhori Rapi.

Ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Luar të Roskovecit në Fier, ndërsa e gjithë skena është zhvilluar brenda banesës.

Sipas burimeve zyrtare, i riu e ka goditur babain e tij për motive të dobëta me shkop, ndërsa më parë ishin konfliktuar me grushte dhe sende të forta.

Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa po kryhen veprimet e para procedurale për të zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, të afërm të familjes Rapi, kanë dëshmuar pas ngjarjes, se si autori, ashtu edhe viktima, kanë pasur probleme të shëndetit mendor.

Një familjare e tyre, e cila identifikohet si një nga kunatat e familjes Rapi pohon: "Të dy kanë qenë me probleme mendore, të dy kanë qenë me kartelë, të çmendur! Merrnin ilaçe, por më shumë agresiv ka qenë viktima, i cili nuk donte të na shikonte ne të familjes: na konsideronte si kriminelë. Ndërsa djali shikonte punën e tij, nuk ngacmonte njeri", – rrëfen ajo. /e.a/noa.al/

E rëndë në Fier / Djali vret babain, e godet me shkop në kokë