Transmetuar më 05-03-2021, 11:42

Ekzekutimi i Taulant Beqirajt dy ditë më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë ka ndodhur pas sherrit për një borxh.

Burime sipas ‘Abc news’, bëjnë me dije se mes tij dhe autorëve ka patur një debat pak minuta para ngjarjes, pasi ata i kërkuan Beqirajt kthimin e një borxhi që u kishte.

Mësohet se 31-vjeçari nuk ka pranuar t’u kthejë borxhin autorëve, duke theksuar se nuk kishte para me vete.

Ndërkohë që ndodhte kjo, në debat e sipër autorët dhe viktima janë sharë dhe kërcënuar me njëri-tjetrin.

Më pas, Beqiraj është larguar nga lokali, ku po debatonin me Skerdjan Gabranin, Elton Hajnajn e Hans Jonuzajn me një makinë me xhama të zinj.

Pasi zbriti nga makina, Beqiraj ka ecur disa metra në këmbë, ndërkohë që nuk e dinte që po ndiqej nga një makinë tip “Ford” ku ndodheshin autorët.

Pasi zbritën nga makina, autorët qëllojnë me breshëri automatiku duke e lënë Beqirajn të vdekur në vend.

Dyshohet se pas kësaj, ndaj makinës së autorëve është qëlluar me armë zjarri. Ka të dhëna që të shtënat kanë qenë prej shokëve të Beqirajt, gjë për të cilën prokuroria është duke hetuar ende.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar dhjetë minuta pas krimit drejtuesin e mjetit ku ndodheshin autorët e dyshuar, Hans Jonuzaj, ndërkohë që ka shpallur në kërkim dy të tjerët: Skerdjan Gabrani dhe Elton Hajnaj. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

Vrasja që tronditi Vlorën, shpallen në kërkim dy nga autorët e dyshuar (Emrat)

VIDEO/ Dalin pamjet e vrasjes së të riut në Vlorë

Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë (EMRI)