Transmetuar më 05-03-2021, 11:18

Një grua lindi në trenin "Intercity Night 757", që udhëtonte në linjën Torino-Leçe, në Itali. Ngjarja ka ndodhur në 4 mars, në orën 04:20 të mëngjesit pranë stacionit Pescara Centrale.

Partneri i gruas kishte kërkuar ndihmë, duke folur në anglisht, në një mënyrë të trazuar. Fëmija lindi edhe falë shpejtësisë së kryemakinistit, i cili menjëherë u përfshi për të kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor.

Siç raportohet nga "FsNeës", drejtuesja Greta Cirillo, së bashku me shefin e stacionit, Augusto Lancianese, bënë çmos për t’i dhënë mbështetje dhe siguri udhëtares, duke u përpjekur ta qetësonin atë.

Pak para mbërritjes së ndihmës së shpejtë, gruaja u bë gati për të sjellë në jetë fëmijën e saj. Personeli mjekësor, i ngjitur në bord, vendosi që ajo të lindë menjëherë, derisa të qarat e foshnjës së sapolindur mbushën gjithë trenin me gëzim.

Prindërit, të cilët po udhëtonin në shoqërinë e fëmijëve të tyre (dy binjakë rreth një vjeç), u lanë disa minuta në privatësi. Më vonë, e gjithë familja u transferua në spitalin e Pesksaras. /e.a/noa.al/