Transmetuar më 05-03-2021, 09:33

Një dyqan celularësh është vjedhur gjatë natës në Vlorë përballë ambulancës qendrore të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ku mësohet se një person me maskë, ka thyer derën kryesore të dyqanit me mjete të forta dhe ka marrë disa aparate celularësh të markave të ndryshme.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. /e.a/noa.al/