Transmetuar më 05-03-2021, 08:19

Pak orë pas aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme ku tre persona humbën jetën në Kodër Kashar, kanë dalë detaje të reja.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Kodër-Kashar, rreth orës 23:30, raporton noa.al.

Policia tha se Zija Stefanescu (Murati) 29 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga siç shihni foto në galeri.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet, vëllezërit Ismail Sulaj, 66 vjeç dhe Belul Sulaj 63 vjeç, kushërinj të shoferit si dhe Dashamir Dema 50 vjeç, po kushëri i shoferit, që të tre pasagjerë në mjet.

Sakaq drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe u vu në gjendje arresti.

Dy vëllezërit raportohet se vdiqën në vend, ndërsa 50-vjeçari Dema ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Zija Murati, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 27-vjeçari i është nënshtruar dhe analizave të gjakut për të parë nëse ka konsumuar alkool.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi rreth orës 23:30, kur për shkak të masave anti-Covid nuk lejohet qarkullimi i mjeteve. /e.a/noa.al/

Aksident tragjik në Tiranë, gjejnë vdekjen tre persona