Transmetuar më 05-03-2021, 08:04

Një tërmet me madhësi 8.1 ballë u regjistrua në brigjet e Zelandës së Re, në një vend të largët 960 kilometra nga Tonga dhe në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Menjëherë pas njoftimit, qindra e mijëra njerëz u larguan nga zonat bregdetare të veriut të ishullit. Pas disa orësh, alarmi për tsunami, i cili u njoftua në të gjithë Paqësorin, ku parashikonte një valë anomale edhe drejt Australisë, Hawaiit, Fixhit, Samoas, Kolumbisë, Ekuadorit, Kosta Rikës dhe Meksikës, përfundoi.

"Valët më të mëdha kanë kaluar, paralajmërimi për tsunami ka përfunduar dhe për këtë arsye është e mundur të ktheheni në shtëpitë tuaja”,- njoftoi Ministri i Zelandës së Re për Konservimin e Trashëgimisë Natyrore, Kiri Allan.

Në fakt janë regjistruar tre tërmete: i pari me magnitudë 6.9, i dyti në det të hapur me madhësi 7.1 dhe së fundmi i treti me madhësi 8.1, afër ishujve të pabanuar të Kermadec.

Në këtë zonë, rreth një mijë kilometra larg brigjeve të Zelandës së Re, janë raportuar lëkundje të tjera të dhunshme në sekuencë, e fundit prej të cilave ishte me madhësi 6.1.

Paralajmërimi për tsunami preku edhe Kaledonian e Re, ku Mbrojtja Civile kishte lëshuar alarmin për "një valë nga një në tre metra", duke ftuar njerëzit të largoheshin nga plazhet dhe të ndalonin të gjitha aktivitetet e varkave në det.

"Mos shkoni të merrni fëmijët nga shkolla në mënyrë që të mos mbingarkoni rrugët", – ishte thirrja e autoriteteve për njerëzit. /e.a/noa.al/