Transmetuar më 04-03-2021, 23:28

Sidrit Bejleri, pëveç këngëve ku spikat tema e dashurisë, këtë radhë i dedikon një himn dashurisë së patjetërsueshme mes çiftit Shkodër-Vllazni.

Si tifoz ndër vite i ekipit shkodran, me talentet e shumta që ky djep i futbollit shqiptar na ka dhuruar gjithmonë, i frymëzuar dhe nga situata e mirë që po kalonte Vllaznia në këtë kampionat, kantautori Bejleri shkroi muzikën dhe tekstin.

Produksioni muzikor nën përkujdesjen e shkodranit tjetër të mirënjohur Shpëtim Saraçi.

Me regji të klipit nga Eduart Grishaj dhe me mbështetjen e sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, vjen kjo këngë e fuqishme dhe e veçantë në llojin e vet, në kufinjtë e një himni.

Më poshtë videoklipi: