Transmetuar më 04-03-2021, 19:21

Pavarësisht vendimit të UEFA-s dhe qeverisë, apo edhe faktit se situata COVID vazhdon të jetë shqetësuese, nisur edhe nga shifrat e fundit alarmante, për tifozët e Burrelit, të gjitha këto nuk përbëjnë asnjë problem.

Pjesëmarrja e lartë e tifozëve në shkallët e stadiumit në sfidën e sotme ndaj Besëlidhjes, ku matjanët triumfuan me rezultatin 1-0, tregon dorëzimin e autoriteteve përballë menaxhimit të situatës.

Nga pamjet e pasqyruara në media, duket tribuna qendrore e stadiumit “Liri Ballabani” e tejmbushur me tifozë vendas.

Në këtë rast delegati dhe policia duhet të kishin kërkuar largimin e tifozëve, në zbatim të rregullores./a.m/NOA.al