Transmetuar më 04-03-2021, 17:41

“Varianti angez është më ngjitës se 90% e koronavirusit të zakonshëm”. Alarmi vjen nga studimi i fundit që doli pas rezultateve të përpunuara nga qendra kërkimore e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Studimi u botua në “Science”, raporton noa.al.

Dhe "receta" për të kufizuar përhapjen e tij për studiuesit është: izolim, të mbyllen të gjitha shkollat si dhe të përshpejtohen vaksinat.

Varianti i virusit SarsCoV2 që u shfaq në Britaninë e Madhe, në nëntorin e kaluar, ka një kapacitet transmetimi që shkon nga 43 deri 90% më shumë se ai i zbuluar në variantet që shfaqeshin më parë.

Rezultati doli nga studimi i botuar në revistën “Science”, i koordinuar nga Nicholas G. Davies, pjesë e “London School of Hygiene and Tropical Medicine”, në bashkëpunim me qendrën kërkimore të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Studiuesit vërejnë se duhen marrë masa më të ashpra të kufizimeve, të tilla si kufizime, mbyllja e shkollave dhe përshpejtimi i fushatave të vaksinimit.

Studimi doli nga sekuencat e 150,000 mostrave të virusit Sars CoV2 të marra në Britaninë e Madhe. Studiuesit përdorën një model për të vlerësuar ritmin e rritjes së tij dhe dolën në përfundimin se transmetimi i variantit anglez ishte shumë më i lartë se ai i 307 varianteve të tjera të virusit, të shfaqura më parë.

“Deri më 15 shkurt – shkruajnë studiuesit – varianti i ri ishte përgjegjës për 95% të infeksioneve në Angli dhe ka arritur të depërtojë në 82 vende të botës".

Në dritën e këtyre elementëve, ata thanë,ë se, “duke vlerësuar shkallën e tij të rritjes, ashpërsinë e sëmundjes që mund të shkaktojë, ndikimi që mund të ketë, është thelbësor në informimin e politikëbërësve.”/a.m/NOA.al

(Info dhe foto marrë nga Il Messaggerio)