Aksidenton për vdekje 4-vjeçarin, pas ngjarjes tragjike drejtuesi i automjetit shoqërohet në polici
Transmetuar më 04-03-2021, 16:08

Një fëmijë katërvjeçar është aksidentuar për vdekje, pasi është goditur nga një autoveturë.

Ai dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë të Kosovës

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë, rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete”, tha Gjurkaj për mediat në Kosovë.

Gjurkaj ka njoftuar se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacionin policor në Malishevë./a.m/NOA.al