Transmetuar më 04-03-2021, 15:37

Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë goditi sot brigjet e Zelandës së Re, madje është dhënë paralajmërimi për një cunam të mundshëm.

Zelandezëve në bregdetin e ishullit të Veriut iu bë thirrje të iknin në zona më të larta ose ‘sa më në brendësi të munden’, nëse ndiejnë dridhje ‘të gjata ose të forta’ në orët e para të së premtes, me kohën lokale.

Dëshmitarët e përshkruan “lëkundjen shumë të gjatë”, si  dhe shtëpitë e plasaritura nga dridhjet.

Disa thanë se dridhjet zgjatën gati një minutë.

Nuk ka raportime deri tani për viktima.

Valët e cunamit janë të mundshme brenda 180 miljeve nga epiqendra e tërmetit, paralajmëroi Qendra e Paralajmërimit të Paqësorit, për Tsunami me bazë në Hawai.

Tërmeti, i cili erdhi më pak se një orë pasi edhe një tjetjër me madhësi 3.7 në të njëjtën zonë, u rregjistrua 110 milje nga qyteti i Gisborne.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara regjistroi thellësinë e tërmetit në gjashtë milje dhe tha se ai kishte goditur vendin pak para 2.30 të mëngjesit me kohën e Zelandës së Re.

/a.m/NOA.al