Transmetuar më 04-03-2021, 12:15

Një 24-vjeçar me inicialet E.R., është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se me anë të kanosjes i ka marrë disa shuma parash shtetases, E.Gj.

Pas kallëzimit të kësaj të vajzës, policia ka bërë të mundur ndalimin e 24-vjeçarit banues në Tiranë.

Policia njofton se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku i riu akuzohet për veprën penale, "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/