Transmetuar më 04-03-2021, 12:02

Detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçares nga Berati Ariola Sakollari, e cila ishte infektuar me koronavirus që para 3 javësh.

Mësohet se e reja ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Beratit, ku ka qëndruar disa ditë, por pa dhënë shenja përmirësimi.

Në këto kushte, 27-vjeçarja është dërguar në spitalin COVID “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë pasditen e së martës.

Mjekja infeksioniste në repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila, deklaroi sot për mediat se e reja ishte paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në datën 25 shkurt në orën 00:30 minuta dhe se ishte në gjendje të rënduar, shkruan ‘Panorama’.

Mjekja Vila deklaron se vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë”, ka deklaruar mjekja.

Mësohet se Ariola nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 27-vjeçarja jetonte dhe punonte në kryeqytet, por ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të infektuar me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe, vajza është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë. Ndërkohë, prej fillimit të pandemisë në vendin tonë kanë humbur betejën me sëmundjen 1856 persona. /e.a/noa.al/

Priste të martohej së shpejti, kush ishte 27-vjeçarja nga Berati që ndërroi jetë pas infektimit me Covid