Transmetuar më 04-03-2021, 09:26

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme mësuesi nga Fieri, Refail Thomai. Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministri, Erion Braçe.

Në një postim në Facevook, ai shkruan se Thomai mësoi për më shumë se 20 vite mijëra nxënës. Ai e veçon për rolin e iniciatorit në rindërtimin e shkollës së Fier Semanit.

“REFAIL THOMAI ISHTE MËSUESI QE RINDËRTOI SHKOLLËN E FIER SEMANIT! Ai u bë iniciatori, ai kërkoi rindërtimin, ai ndoqi punimet, ai i qëndroi mbi kokë me këmbënguljen tipike të një mësuesi matematike, që i shkon zgjidhjes në fund! Burrë i qetë, i shtruar, mësues i dashur, këmbëngulës, EDUKATOR i kujdesshëm e drejtues i zot. 20 e kusur vite shërbim publik në Divjakë, Këmishtaj, Fier Seman;

Mijëra nxënës që kaluan nga procesi mësimdhënës i tij; Mijëra prindër që i besuan fëmijët, dritën e syve profesor Refailit! Mijëra njerëz të janë mirënjohës profesor; Një Myzeqe e tërë për shërbimin, edukimin, formimin e disa brezave me radhë. Unë, pafund mirënjohës gjithashtu; Prej shkollës të njoha, shkollën bëmë, prej andej të përcollëm me dhimbjen e një komuniteti të tërë mirënjohës! Të qoftë dheu i lehtë profesor,  thjesht me peshën e numrave të tu të shenjtë në gjoks!”, shkruan Braçe. /e.a/noa.al/