Transmetuar më 04-03-2021, 08:50

Një nga mjekët më të njohur të qytetit të Librazhdit është ndarë nga jeta. Lajmi i trishtë është bërë i njohur nga miq të tij nëpërmjet rrjeteve sociale

“Me hidhërim dhe me dhimbje të madhe, sot u nda nga jeta doktor Gjergji Dhono, një ndër mjekët më të shkëlqyer të qytetit tonë. Do ta kujtojmë doktorin gjithmonë me buzëqeshjen e tij dhe pozitivitetin që pasqyronte shpirti i tij. Homazhet zhvillohen tek "Rr.e Kavajës" Tiranë. Ngushëllime familjes, varrimi bëhet nesër në Kavajë ora 13:00”, – shkruan faqja “Librazhdi Ynë” në Facebook. /e.a/noa.al/