Transmetuar më 04-03-2021, 07:52

Tetë persona u plagosën me thikë në Vetlanda, Suedi, në atë që policia e beson se është "një sulm terrorist".

Tre persona janë plagosur rëndë dhe janë në rrezik për jetën. Policia thotë se autori dyshohet të jetë një 20-vjeçar, i cili sulmoi njerëzit në pesë pjesë të ndryshme të qytetit. Përfundimisht ai u ndalua nga një oficer, i cili e qëlloi atë në këmbë me armë zjarri.

I shtruar në spital, ai nuk është në gjendje të rëndë dhe policia pret që së shpejti të mund ta marrë në pyetje.

Për momentin, hetimet klasifikohen si vrasje në tentativë, por nuk përjashtohet që mund të ketë qenë një veprim terrorist, edhe nëse në këtë moment nuk ka detaje detaje për autorin, një banor i zonës tashmë i njohur për policinë për disa shkelje ligjore.

Alarmi filloi rreth orës 3 të së mërkurës, pas disa raporteve të një individi me një "armë të mprehtë", i cili po sulmonte disa njerëz në qendër të qytetit me rreth 20 mijë banorë, në një zonë të ngarkuar, pranë stacionit të trenit.

Sulmuesi, i cili sipas mediave lokale kishte një thikë – megjithëse policia nuk ka konfirmuar se çfarë lloj arme ishte – arriti të godiste 8 persona para se të ndalohej nga oficerët.

Dhjetëra patrulla mbërritën në zonën, e cila është mbyllur, për të mbledhur prova dhe dëshmi. Lëvizja e trenave u pezullua për disa orë.

Arsyet që e nxitën të riun mbeten misterioze: fillimisht policia foli për një vrasje në tentativë. Ndërsa orët kalonin, hipoteza e "krimit terrorist" mori formë.

Ndërsa priste të sqarohej dinamika dhe mbi të gjitha motivi i sulmit, kryeministri suedez, Stefan Löfven dënoi këtë "akt të tmerrshëm", duke u kërkuar të gjithëve që "të dërgojnë një mendim te njerëzit e prekur nga dhuna dhe te burrat dhe gratë e plagosur".

Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me forcat e sigurisë. Në Suedi, shërbimet e inteligjencës, e konsiderojnë kërcënimin terrorist të lartë.

Vendi skandinav është shënjestruar dy herë në vitet e fundit. Në dhjetor 2010, dy shpërthime gati të njëkohshme goditën Stokholmin qendror, duke rezultuar me një vdekje dhe dy të plagosur.

Ishte një sulm vetëvrasës, i paraprirë nga kërcënimet xhihadiste, në të cilën, ndër të tjera, u dënua prania ushtarake e Suedisë në Afganistan.

Në prill 2017, gjithashtu në kryeqytet, një azilkërkues i refuzuar dhe radikalizuar nga Uzbekistani, goditi këmbësorët në rrugë me një kamion të vjedhur, duke vrarë pesë persona. Ai rrëfeu se kishte vepruar për të marrë hak për luftën perëndimore kundër ISIS-it. /e.a/noa.al/