Transmetuar më 03-03-2021, 23:28

Një 14 vjeçare nga Grosseto, e cila ka rezultuar pozitive me Covid, është shtruar në repartin e terapisë intensive të Meyer në Firenze, Itali.

Vajza ka shkuar në spital për komplikacione nga infeksioni.

Sipas asaj që raporton e përditshmja La Nazione, minorenia ndodhet në gjendje kritike por nuk është e intubuar dhe duket se nuk është në rrezik për jetën për momentin.

Nga shtatori i kaluar, referon l’Azienda ospedaliero universitaria, janë rreth 10 minorenë të infektuar me Covid për të cilët ka qenë i nevojshëm shtrimi në repartin e reanimacionit të spitalit pediatrik.

Po në Toscana rreth 60 fëmijë të një shkolle filloreje në Certaldo, 40 km nga Firenze, kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid nga 180 që kanë bërë tamponin.

“Nga analizimi i situatës, ka dalë që rreth 33% e personave që janë në karantinë janë aktualisht pozitivë, 33% janë negativë dhe pjesa tjetër ka zgjedhur të bëjë tamponin molekularë të kontrollit në ditën e dhjetë të karantinës siç parashikohet nga legjislacioni aktual. Megjithatë është një e dhënë e ndryshueshme, kjo e fundit, duke parë që shumë, në orët e fundit, janë aktivizuar për t’u bërë fëmijëve tamponin”, raportojnë mediat italiane.

Kryetari i Bashkisë së Certaldo, Giacomo Cucini, i cili në ditët e kaluara kishte lëshuar një urdhëresë për të ndaluar hyrjen në parqe dhe vende publike, njofton se po vlerëson, “edhe mbi bazë të rezultateve të para që do të vijnë nga pasqyrimi i masës, dhe në ditët në vazhdim, mund të konkretizohet edhe me mbylljen e komplekseve shkollore”./noa.al/