Transmetuar më 03-03-2021, 21:43

Janë publikuar pamjet e para të ekzekutimit të Taulant Gjikaj, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Siç shikohet edhe nga pamjet e rënda që nuk këshillohen të shihen nga njerëz të ndjeshëm, autorët kanë qenë në makinë kur kanë ndaluar viktimën e tyre në rrugë.

Njëri prej tyre fillimisht shkëmben një bisedë të shkurtër me Gjikaj dhe më pas e qëllon me armë zjarri nga fare pranë duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Gjatë momentit të largimit, njëri nga autorët mbetet jashtë mjetit që largohet me shpejtësi.

Siç shikohet edhe nga pamjet, viktima tenton të nxjerrë armën nga brezi, por pa mundur të qëllojë.