Transmetuar më 03-03-2021, 21:20

Në rrjet është e lehtë të gjesh video të të gjitha llojeve dhe të njohësh personazhe vërtet ekstrovertë dhe të çuditshëm.

Pikërisht njërin nga këto raste duam të tregojmë. Protagonistja e videos që sot duam të tregojmë është Anastasia Pokreshchuk, një vajzë 31 vjeçe, që një ditë ka vendosur të bëjë një ndryshim radikal në jetën e saj.

Jeni kureshtarë të dini se për çfarë bëhet fjalë?

Ja pra, është bërë shumë popullore në botën e rrjeteve sociale, ku ka injektuar në fytyrë acid ialuronik në masë shumë të lartë, duke modifikuar plotësisht tiparet e aspektit të saj.

Shumë persona që e kanë parë videon e vajzës, kanë mbetur vërtet të habitur nga zgjedhja e jetës që ka bërë modelja, edhe pse ajo vazhdon të pohojë se është plotësisht e lumtur me aspektin e saj të ri, madje beson se fillerat e saj facialë (që në mjekësinë estetike janë materiale të injektuar brenda lëkurës dhe nën lëkurë, me qëllim të mbushin disa mungesa ose për të rritur volumin), janë akoma shumë të vegjël dhe në fakt shpejt do t’i rrisë përsëri.

Aktualisht nuk numërohen më numrat e trajtimeve që u është nënshtruar vajza, shumë nga të cilat zbatuar në autonomi perfekte, duke improvizuar vetë ajo si “kirurge estetike”, në fakt mund të dallojmë trajtimet mbushëse të buzëve, të mollëzave, të cepave të gojës dhe sigurisht botoxin në ballë, nofull dhe mjekër.

Modelja është kaq e fiksuar nga këto teknika që ka nisur t’ua bëjë edhe miqve të saj.

Për këtë veçanti të saj, Anastasia është jashtëzakonisht shumë e njohur, duke u mburrur me më shumë se 230 mijë followers në profilin e saj Instagram dhe shumë të tjerë në Twitter.

Komentet e botës së rrjeteve sociale janë diçka vërtet lëkundëse dhe është e lehtë të vëresh nga ata persona të cilët e mbajnë për një progresive të vërtetë, por edhe ata që përkundrazi, e quajnë vajzë “jo të mirë”./noa.al/