Projekti japonez/ Gusha artificiale për të marrë frymë në ujë
Transmetuar më 03-03-2021, 20:01

Quhet “Amphibio” dhe është ideja e një projektuesi të ri japonez, Jan Kamei.

Ka të bëjë me gusha artificiale të vërteta që një ditë mund të na lejojnë të marrim frymë nën ujë pa bombula:

“Brenda vitit 2100 temperatura globale do të rritet.

Rritja e nivelit të detit do të do të mbingarkojë qytetet e mëdha që ndodhen afër bregut”.

Teknologjia është frymëzuar nga diaa insekte ujore që mbijetojnë nën ujë falë një shtresë të hollë ajri të ngecur në lëkurë.

Larg nga një prespektivë apokaliptike, është e lehtë të hamendësosh se sa mund të jenë të dobishme sot, gushat artificiale do të zëvëndësonin bombulat e rënda të oksigjenit duke lehtësuar punën e zhytësve të angazhuar në ndihma, si në Tailandë.

Për tani flitet vetëm për një prototip të stampuar në 3D.

Nëpërmjet kësaj shpikjeje thithet oksigjen nga uji falë një membrane hidrofobike dhe zëvendësojnë mjetet e rënda të zhytësve.